Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet takimi i rradhës i Kuvendit të Komunës

2020/10/29 - 2:31

Është mbajtur sot mbledhja e 9-të për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, organ i cili ka shqyrtuar dhe miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, propozuar nga kryesuesi Anton Shala.
Si fillim është bërë betimi i dy anëtarëve të rijnë të Kuvendit, respektivisht Ismet Bardhoshi nga AAK- i cili e ka zëvendësuar të emëruarin drejtor të drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Haxhi Sejdiu, si dhe Gëzim Qurdina nga AKR, i cili e ka zëvendësuar të emëruarin në pozitën e drejtorit të drejtorisë për Punë Inspektuese, Edmond Dushi.
Pas miratimit të procesverbalit, mbledhja ka vazhduar me pyetjet e kuvendarëve për ekzekutivin, ndërsa që është miratuar edhe kërkesa e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së për ndryshimin e datës për Ditën e Dëshmorëve të komunës dhe Gjakovës dhe zyrtarizmin e datave për shënimin e Ditëve të Brigadave të UÇK-së që kanë vepruar në territorin e komunës së Gjakovës.
Nga ana e drejtorit të drejtorisë për buxhet dhe Financa është bërë prezantimi i Informatës së tretë financiare për vitin 2020, informatë edhe është diskutuar nga kuvendarët e pranishëm.
Në këtë takim gjithashtu është shqyrtuar edhe rekomandimi i ministrisë së Pushtetit Lokal për rishqyrtimin e një vendimi të më hershëm të Kuvendit.