Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet takimi i rradhes i Shtabit per menaxhimin e virusit Covid 19

2020/11/20 - 12:28

Nuk është e tepërt ta përsërisim. Është e domosdoshme që të gjithë të respektojmë masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19!
Gjatë takimit me Shtabin për Menaxhimin e Virusit, Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj dhe anëtarët kanë apeluar edhe një herë që qytetarët e komunës tonë t’iu përmbahen të gjitha rekomandimeve. Numri i kërkesave për teste, i atyre poztive dhe pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” është i madh. Prandaj, ata thanë se është obligim ligjor i të gjithë qytetarëve që të mbajnë maskën, distancën sociale dhe higjienën personale.
Nënkryetari Fetahaj është dakorduar me anëtarët e shtabit që zyrtarët policorë, personeli shëndetësor dhe inspektorët komunalë që ata të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë për menaxhim sa më të mirë të pandemisë në komunën tonë.
Poashtu, u apelua tek bizneset që të respektojnë masat prandaluese kundër virusit të rrezikshëm pasiqë mbikqëyrja nga ana e zyrtarëve policorë dhe inspektorëve do të vazhdojë të jetë rigoroze.