Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet takimi i rradhës i Shtabit të Emergjencave

2020/06/03 - 1:24

Gjakova qëndron shumë mirë me menaxhimin e pandemisë, dhe për këtë ai i ka falënderuar edhe një herë anëtarët e shtabit dhe të gjithë ata që janë të përfshirë direkt në luftimin e virusit. Megjithatë, përmes këtij takimi, Kryetari Gjini ka dalë me një apel për të gjithë qytetarët e Gjakovës, që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.

“Për qytetarët, bizneset dhe të gjithë neve, është i mirësëardhur fakti që tashmë shumica e masave janë hequr. Megjithatë, virusi është ende i pranishëm rreth nesh dhe ende jemi në situatë pandemie. Për këtë arsye, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të vazhdojnë të respektojnë masat për parandalimin e COVID-19, siç janë zbatimi i distancës sociale dhe përdorimi i mjeteve, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Rreziku për kthimin e rasteve të reja është shumë i lartë, dhe një situatë e tillë do të na kushtonte me pasoja të rënda në shëndetin publik dhe ekonomi” ka deklaruar Kryetari Gjini.

Ndërsa, Ushtruesi i Detyrës së Komandantit të Stacionit Policor në Gjakovë, Tush Markaj, ka theksuar se ende janë të ndaluara tubimet publike.