Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbështeten fëmijët nga komunitetet pakicë

2020/09/16 - 12:17

472 fëmijë të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas janë pajisur me pako të edukimit të hershëm.

Ky aktivitet është mbështetur nga misioni i UNICEF-it në Kosovë, u zbatua nga Fondacioni Utalaya, ndërsa u koordinua nga OJQ “Bethany Christian Services” në Gjakovë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, i cili ndër të tjera u shpreh se një donacion si ky është tejet i dobishëm për fëmijët e komunës tonë, në rrugën e tyre të dijes.

Në anën tjetër, nga alpinistja Uta Ibrahimi, fëmijët dëgjuan rrëfimet inspiruese rreth ngjitjeve të saj në malet më të larta të botës, duke i inkurajuar ata që të marrin guximin për realizimin e ëndrrave të tyre.