Republika e Kosoves

Gjakovë

Me mbjellje të luleve shënohet Dita e Tokës

2018/04/23 - 2:00

Në kuadër të shënimit të ditës së Tokës, sot Kryetari i Komunës, Ardian Gjini së bashku me gratë Asambleiste të Kuvendit Komunal si dhe në bashkëpunim me zyrën për Barazi Gjinore kanë mbjellë lule në sheshin “Shën  Tereza”. Mbjellja e këtyre luleve është hapi më i vogël që ne mund dhe duhet të bëjmë për natyrën. Le të shërbejë kjo nismë që secili të  kujdesemi për ambientin.