Republika e Kosoves

Gjakovë

Me nderime të larta i ipet lamtumira e fundit veteranit te UÇK-së Florent Dujaka

2019/05/06 - 2:28

Me nderimet dhe respektin më të lartë i është dhënë sot lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Florent Dujaka, i cili vdiq në moshën 42 vjeçare.
Fillimisht në nderim të tij është mbajtur një mbledhje komemorative, me ç ‘rast nga të pranishmit është vlerësuar lartë figura dhe kontributi i të ndjerit.
Në emër të komunës së Gjakovës ka folur kryetari i komunës Ardian Gjini i cili ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për Gjakovën, pasi që humbja e hershme e Florentit është një humbje që i ka goditur të gjithë.
Në emër të bashkëluftëtarëve të Florentit ka folur miku i tij Shpend Lleshi, ndërsa në emër të familjes kanë folur motra Florida Dujaka – Rezniqi dhe e bija e Florentit, Elga.
Para ceremonisë së varrimit, në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule pranë arkivolit me trupin e të ndjerit Florent Dujaka.