Republika e Kosoves

Gjakovë

Me shumë aktivitete sportive po shënohet 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

2019/02/15 - 1:35

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me klubet sportive përkatëse, ka organizuar sot turne individual në disa sporte luftarake. Në bashkëpunim me Klubin e Boksit dhe Klubin e Kikboksit “Sport Center” janë organizuar turne në Boks dhe Kikboks, ndërsa në bashkëpunim me klubit e Takewondos “Dearti” është organizuar turne në Takewando.

Këto turne janë organizuar në kuadër të aktiviteteve të shumta që DKRS-ja ka planifikuar të organizojë në nderim të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa sportistët pjesëmarrës janë shprehur të nderuar që me aktivitetet e tyre po e shënojnë në mënyrë madhështore përvjetorin e pavarësisë.

Aktivitetet rinore, kulturore e sportive nuk do të ndalen edhe ditëve në vazhdim, pasi nesër do të luhen dy ndeshje të karakterit ndërkombëtar në sportin e Volejbollit. Konkretisht, me fillim prej orës 15:00 dhe 17:00 Kosova dhe Shqipëria do të përballen mes vete në të dyja kategorinë, atë të femrave dhe të meshkujve.

Po nesër, me fillim prej orës 18:00, në foajeun e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, do të hapet ekspozita e piktores Vjollca Kuqi.