Republika e Kosoves

Gjakovë

Mjekë amerikanë ofrojnë shërbime falas për qytetarët e Gjakovës

2023/05/23 - 9:07

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Ereniku”  vizita mjekësore falas nga mjekë profesionistë amerikanë.
Që në mëngjes, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Adelina Shehu-Kola bashkë me stafin e QKMF-së ka vizituar këtë aktivitet nga afër, duke parë që numri i të interesuarve është i madh.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim të ngushtë në mes të Operacionit Shpresë e Ripërtërirë nga SHBA, Komunës së Gjakovës dhe Kishës Protestane Ungjillore “Kisha Rilindja e Kosovës” Gjakovë .