Republika e Kosoves

Gjakovë

Ndeshje volejbolli për nderë të pavarësisë

2019/02/19 - 9:11

Volejbollistet dhe volejbollistët më të mirë nga Kosova dhe Shqipëria janë mbledhur në Gjakovë që sëbashku ta shënojnë 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë në të dyja kategoritë kanë zhvilluar ndeshje miqësore mes vete, duke e bërë kështu edhe më madhështore kremten e pavarësisë së Kosovës.
Prezent gjatë zhvillimit të këtyre dy ndeshjeve ka qenë edhe zëvendëspresidenti i Konfederatës europiane të volejbollit Özkan Mutlugil.