Republika e Kosoves

Gjakovë

Në atmosferë impozante festohet Krishtlindja

2022/12/27 - 3:35

Besimtarët katolikë e kanë festuar Krishtlindjen.
Me rastin e kësaj feste, janë mbajtur mesha në të gjitha famullitë që përfshijnë komunën tone.
E për të qenë afër besimtarëve, në meshën e shenjtë të Krishtlindjes kanë marrë pjesë eshe përfaqësuesit e komunës së Gjakovës.
Kryetari Ardian Gjini me disa prej drejtorëve komunal ka marrë pjesë në meshën që është mbajtur në kishën e Zojës Ruzare në Bishtazhin, ndërsa nenkryetari Flamur Fetahaj, kryesuesja Arbënesha Kuqi dhe disa drejtorë komunal kanë marrë pjesë në meshën që është mbajtur në kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit në Gjakovë. Paraprakisht, në këtë kishë është mbajtur edhe një koncert nga kori i kishës si dhe sopranoja e njohur Arta Jashari, koncert ky i cili u mirëprit nga besimtarët e pranishëm.
Me rastin e festës së Krishtlindjes, udhëheqësit komunal kanë uruar të gjithë besimtarët me dëshirën për më shumë shëndet, dashuri, paqe e harmoni.
Për shumë mote Krishtlindjen!