Republika e Kosoves

Gjakovë

Në fshatin Rakovinë zbulohet lapidari i dëshmorëve

2018/06/18 - 1:52

Në fshatin Rakovinë të Komunës së Gjakovës, me iniciativë të fshatarëve dhe mbështetje të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, u bë zbulimi i lapidarit të Dëshmorëve dhe të rënëve të Rakovinës.

“Ne duhet ta kemi si udhërrëfyes jetën e Hilmi Haradinajt i cili ndërroi jetë. Ai ishte njeriu simbol i qendresës e krenarisë, babai i cili i dha Kosovës katër Gjeneralë e tre Dëshmorë.
Andaj ky lapidar që po zbulohet sot është mesazh për brezat e rinjë dhe për ne, për t’a kujtuar nëpër çfarë sfidash ka kaluar populli ynë. Rakovina ndonëse një fshat i vogël, ka dhënë shumë për Kosovën duke zgjedhur gjithmonë rrugët e vështira për ti shërbyer atdheut” tha ndër të tjera në fjalën e tij, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.