Republika e Kosoves

Gjakovë

Në fundjavë pritet të nisë vaksinimi edhe në Gjakovë

2021/03/30 - 2:48

Si në të gjitha komunat e Kosovës, procesi i vaksinimit në komunën e Gjakovës planifikohet të nisë të enjten ose të premten e kësaj jave.
Gjatë mbledhjes së rregullt të Shtabit për Menaxhimin e COVID-19, Kryetari Gjini bashkë me anëtarët e shtabit janë dakorduar që ky proces duhet të vijojë në kuadër të një bashkëpunimi të ngushtë në mes të Ministrisë së Shëndetësisë, Komunës së Gjakovës dhe institucioneve shëndetësore.
Përndryshe, gjatë takimit është raportuar se puna e Policisë së Kosovës, Inspektorëve Sanitarë dhe Personelit Shëndetësor për parandalimin e përhapjes së COVID-19 po vazhdon.
Në ditët e fundit, numri i rasteve pozitive është rritur. Prandaj, është e domosdoshme që kujdesi të vazhdojë edhe më tutje.