Republika e Kosoves

Gjakovë

Në Galerinë e Arteve është hapur ekspozita me veprat e artistit Agron Mulliqi

2022/06/16 - 8:25

Në ambientet e Galerisë së Arteve në Gjakovë është hapur ekspozita me veprat e artistit Agron Mulliqi.
Nënkryetari i Komunës Flamur Fetahaj tha se Gjakova ka traditë të artit dhe kulturës dhe se është nder i madh që artit tonë iu shtuan edhe këto vepra të bashkëvendasit tonë, njeherit artist i njohur shqiptar.
Drejtoresha e DRKS-së Adea Roka tha se ndjehet e nderuar që galeria u pasurua me këto vepra arti kaq unike.
Ekspozita do të qendroj e hapur dy javë për të gjithë artdashësit dhe vizitorët e interesuar.