Republika e Kosoves

Gjakovë

Në Gjakovë ndizen qirinj në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë

2023/01/16 - 3:43

Në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë, para lapidarit “Shokët e Lirisë” janë ndezur qirinj nga qytetarë dhe aktivistë të shumtë.
Në këtë aktivitet që u organizua nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe u përkrah nga shoqatat lokale “Krimet e Luftës – Gjakova 98′-99′” dhe “Thirrjet e Nënave”, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili mes tjerash ka thënë së ajo që ka ndodhur në vendin tonë gjatë luftës së fundit nuk duhet harruar asnjë herë, por përkundrazi duhe të kujtohet e të gjitha viktimat duhet të nderohen sa herë që të jetë e mundur.