Republika e Kosoves

Gjakovë

Në Gjakovë varroset profesori Nuri Bashota

2020/12/30 - 1:57

Me nderime të larta është varrosur sot në Gjakovë, njëri prej ekspertëve më të mëdhenj dhe më kontribut dhënës të ekonomisë dhe arsimit universitar në përgjithësi, profesor Nuri Bashota.
Në ceremoninë e varrimit u tha se angazhimi dhe kontributi i profesor Bashotës do të jenë gjithmonë udhërrëfyes për brezat e rijnë për faktin se profesor Bashota gjatë tërë karrierës së tij e deri në momentet e fundit nuk është ndalur së punuari e së botuari materiale shkencore e shumë të domosdoshme.
Me rastin e vdekjes së profesor Nuri Bashotës, nën patronatin e komunës së Gjakovës është mbajtur edhe një takim i shkurtër komemorativ, me ç ‘rast fjalë rasti mbajtën profesor Ruzhdi Sefa, profesor Musa Limani, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe i biri i profesor Nuri Bashotës, Genci.