Republika e Kosoves

Gjakovë

Në Muzeun Etnografik mbahet tryezë diskutimi me temën: “Muzetë, Qëndrueshmëria dhe Mirëqenia”

2023/05/26 - 9:00

Në kuadër të Ditës Botërore të Muzeut, në Muzeun Etnografik në Gjakovë u mbajt tryezë diskutimi me temën: “Muzetë, Qëndrueshmëria dhe Mirëqenia”.
Para nxënësve të shkollës “Kadri Kusari”, ligjëruan Drejtori i Muzeut Etnografik Besmir Hasi dhe Çlirimtare Januzaj antropologe.
Ky aktivitet, u organizua nga Komuna e Gjakovës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.