Republika e Kosoves

Gjakovë

Në Rrypaj e Gërqinë nisin punët për rrugë të reja

2020/09/30 - 1:02

Dy rrugë të reja kanë nisur sot të asfaltohen në komunën e Gjakovës, duke quar kështu drejtë përmbushjes së objektivit të qeverisjes lokale për asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave më së largu deri në vitin 2022.

Me pjesëmarrjen e kryetarit të komunës Ardian Gjini, sot kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës Rracaj – Rrypaj, në një gjatësi prej rreth 2 kilometrash, me vlerë të investimit 105 mijë euro. Gjithashtu po sot ka nisur edhe asfaltimin i 6 akseve rrugore në fshatin Gërqinë, të cilat në total kapin gjatësinë prej rreth 1.2 kilometrash e me vlerë të investimit rreth 80 mijë euro.

Kryetari Gjini ka thënë me këtë rast se nisja e këtyre dy rrugëve është një investim tejet i rëndësishëm për banorët e këtyre zonave por në të njëjtën kohë edhe një satisfaksion për të personalisht edhe për qeverisjen lokale të Gjakovës, pasi, ndonëse me shumë mund e sakrifica, po arrihet që të përmbyllet një kapitull i investimeve kapitale, segmenti i infrastrukturës rrugore, një domosdoshmëri kjo për secilin qytetar të komunës së Gjakovës.