Republika e Kosoves

Gjakovë

Nënësit gjakovarë hapin ekspozitë në nderim të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

2018/02/22 - 10:50

Një aktivitet mjaft simpatik është mbajtur sot, në kuadër të aktiviteteve të shumta që komuna e Gjakovës po i organizon me rastin e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Disa dhjetëra punime të nxënësve të shkollave të ndryshme të komunës së Gjakovës janë ekspozuar në foajeun e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, në një ekspozitë që do të qëndrojë e hapur gjatë tërë javës.

Ekspozitën e kanë hapur drejtoresha e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Saranda Hyseni dhe drejtori i drejtorisë për Arsim Bernard Frrokaj, të cilët mes tjerash i kanë falënderuar nxënësit për kontributin e madh në organizimin e kësaj ekspozite.

Ekspozitën e nxënësve e ka vizituar edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili u ka rikujtuar nxënësve gjakovarë që të gjitha sakrificat që janë bërë deri në ditën e pavarësisë janë bërë pikërisht që fëmijët e Gjakovës dhe të Kosovës të jetojnë të lumtur dhe pa brenga.