Republika e Kosoves

Gjakovë

Nënkryetari Flamur Fetahaj pret shefin zyrës së UNMIK-ut për regjionin e Pejës dhe Prizrenit, Lino Sciarra.

2021/06/11 - 2:57

Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj priti në takim njoftues shefin zyrës së UNMIK-ut për regjionin e Pejës dhe Prizrenit, Lino Sciarra.
Gjatë takimit u bisedua rreth gjendjes aktuale të menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19 në komunën e Gjakovës, sigurinë e përgjithshme dhe gjendjen socio-ekonomike.
Nënkryetari Fetahaj, falenderoj përfaqësuesit e misionit të UNMIK për ndihmën me dhurimin e pakove ushqimore e higjenike për qytetarët me asistencë sociale si dhe dhurimin e mjeteve mbrojtëse për parandalimin e pandemisë.