Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Nis asfaltimi i nëntë akseve rrugore në Bishtazhin e Smaq

2021/10/19 - 9:57

Ka nisur sot asfaltimi i nëntë akseve rrugore në fshatrat Bishtazhin dhe Smaq 1. Gjatësia e tërësishme e këtyre rrugëve është rreth 2.8 kilometra, ndërsa vlera totale e investimit është rreth 119 mijë euro.
Në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka thënë se komuna do të vazhdojë me fazën e fundit të investimeve në infrastrukturë rrugore, për të përmbyllur shumë shpejtë këtë pjesë të investimeve në tërë territorin e komunës së Gjakovës e për tu përqendruar më tej në investime tjera me qëllimin kryesor garantimin e një jete më të mirë për të gjithë banorët e komunës sonë.