Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Nis asfaltimi i rrugës “Agim Haxhiavdyli”

2021/10/21 - 11:59

Kanë nisur sot punimet për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës “Agim Haxhiavdyli” në Bllokun e Ri në Gjakovë.

Kjo rrugë që ka një gjatësi prej rreth 300 metrash është financuar nga buxheti komunal në vlerë prej rreth 38 mijë euro.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili mes tjerash ka thënë se ky është një projekt tejet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për banorët e kësaj lagjeje dhe i njëjti po realizohet në kuadër të përmbylljes së investimeve në infrastrukturën rrugore gjë që pritet të arrihet shumë shpejtë për tërë territorin e komunës së Gjakovës.