Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Nis ndërtimi i pendës, terreneve sportive dhe zonës së kampingut tek Ura e Fshejt

2021/10/21 - 12:27

Falë një investimi nga komuna e Gjakovës në vlerë prej 397 mijë euro, qytetarët e Gjakovës por edhe komunave tjera të Kosovës, shumë shpejtë do ta kenë një dispozicion një qendër fantastike të argëtimit dhe rekreacionit në brigjet e lumit Dri.

Kanë nisur sot punimet për rregullimin dhe ndërtimin e ambienteve për rreth lumit Drin në, konkretisht tek Ura e Fshejt, investim në të cilin përfshihet rikonstruktimi dhe ndërtimi i pendës, ndërtimi i tri terreneve sportive, ndërtimi i zonës së kampingut, krijimi i parkingjeve dhe zonave të gjelbëruara e të tjera.

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve, ka thënë se po ndjehet jashtëzakonisht i lumtur që më në fund po fillon një projekt i tillë, për faktin se lumi Dri, e në veçanti lokacioni tek Ura e Fshejt është një vend që ngjallë nostalgji për shumë e shumë breza. Por, krahas kësaj, kryetari Gjini ka shtuar se realizimi i këtij projekti do të mundësojë që ky vend të kthehet në një destinacion të kërkuar jo vetëm nga banorët lokal por edhe nga qytetarë tjerë të shumtë e rrjedhimisht do të rikthehet si një vend me plot gjallëri e zhvillim ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën.