Republika e Kosoves

Gjakovë

Nisë kampanja e pastrimit “Bëhu zgjidhja, jo ndotja”

2018/06/05 - 3:10

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim më “Let”s do it Kosova” me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit organizuan aksionin gjithëpërfshirës për pastrimin e mjedisit të Komunës së Gjakovës. Po në këtë ditë u bë edhe hapja e kampanjës “Bëhu zgjidhja, jo ndotja”, nga Kryetari i Komunës Ardian Gjini i cili tha “është shumë e rëndësishme pastrimi i ambientit por edhe më shume e rëndësishme është mbajtja pastër e tij, andaj në mënyrë të bashkuar në mënyrë vullnetare mund ta bëjmë qytetin e Gjakovës qytetin më të pastër në Kosovë”