Republika e Kosoves

Gjakovë

Nisin punimet në ndërtimin e daljes për Pejë – Pjesë e Qarkores së Qytetit

2022/10/27 - 8:08

Ka nisur faza  e parë të ndërtimit të daljes për Pejë – Pjesë e Qarkores së Qytetit. Investim ky i cili do të lehtësojë dhe hijeshojë hyrjen për në Gjakovë si dhe do të lirojë komunikacionin brenda qytetit.
Ky projekt infrastrukturor përfshin dy segmente rrugore me gjatësi 1.455 km dhe financohet nga Komuna e Gjakovës në vlerë financiare 994,112.03 euro.