Republika e Kosoves

Gjakovë

Nisin punimet në rikonstruimin e rrugës Bishtazhin-Demjan

2019/04/10 - 1:19

Kanë filluar punimet në rikonstruimin e rrugës Bishtazhin-Demjan.

Kjo rrugë është deri më sot për shkak të trases ka pësuat dëmtime dhe shumë kanë bërë kalkulime se si do të ishte zgjidhja më e mirë, kështuqë faleminderit Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Qeverisë Haradinaj që po sjellin investime në komunën e Gjakovës-tha në fjalën e tij kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Në këtë ceremoni të fillimit të punimeve ishin të pranishëm edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, asamblesitë, deputetë e qytetarë.

Ky segment ka gjatësi 12.6 kilometra, kurse vlera e saj është rreth 1.6 milionë euro.