Republika e Kosoves

Gjakovë

Nisin punimet për Komunën e Re

2018/10/08 - 3:54

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve për zgjerimin dhe renovimin e objektit të Kuvendit Komunal.

Në fjalën e tyre në këtë ceremoni, të dy zyrtarët e kanë vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm jo vetëm për stafin e administratës komunale, por edhe për qytetarët e komunës së Gjakovës, pasi me objektin e ri do të përmirësohen edhe shërbimet për ta.

Përveç këtij projekti që ka kushtuar mbi 2.5 milion euro, zyra e BE-së në Kosovë , por edhe shtetet evropiane janë duke realizuar në komunën e Gjakovës edhe projekte tjera milionëshe, përfshirë këtu projektin e Ngrohtores së Re të qytetit, atë të Impiantit të Ujërave të Zeza e të tjera.