Nisin punimet për ngritjen e parkut solar
2023/05/26 - 8:59
Kanë nisur punimet për ngritjen e parkut solar me kapacitet 150 MW në kodrën e Bec-it në Gjakovë.
Një projekt i tillë, i financuar nga disa kompanive më prestigjioze në fushën e energjisë, do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për komunën e Gjakovës por edhe gjithë Kosovën në përgjithësi.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve, morrën pjesë Kryeministri i vendit Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë Artan Rizvanolli dhe Kryetari i Komunës Ardian Gjini.
Kryetari Gjini falënderuar qeverinë e Kosovës, Sege Energy, Siemens Energy, Berdyna Group dhe Go Energy për këtë projekt, për të cilin edhe Komuna e Gjakovës ka dhënë kontributin që i takon. “Është një lajm shumë i mirë që një komunë si Gjakova të prodhojë energji të ripërtërishme dhe një gjë e tillë jep efekt në tërë Kosovën. Jam optimist që projekte si ky, do të ketë në vazhdimësi sepse energjia solare duhet të shfrytëzohet” tha ndër të tjera ai.