Republika e Kosoves

Gjakovë

Nxënësit e shkollës “Hysni Zajmi” triumfuan në “Garat e Ndihmës së Parë”

2022/04/22 - 1:05

Sot është mbajtur aktiviteti tashmë tradicional “Garat e Ndihmës së Parë”, i organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës- Dega në Gjakovë, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, i shoqëruar nga Drejtoresha e Kulturës, Adea Roka.
Nxënësit e shkollave të mesme garuan duke improvizuar dhënien e ndihmës së parë, nga ku triumfues dolën nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi”, të cilëve iu dhurua kupa fituese dhe e drejta për pjesmarrje në garat nacionale.
Gjini në fjalimin e tij tha se duhet të organizohen sa më shumë gara të tilla dhe i inkurajoj të rinjët që të bëhën pjesë e tyre, pasi ato stimulojnë rritjen e aftësive individuale dhe grupore.
Kryetarit Gjini dhe Drejtoreshës Roka, iu dhurua nga një mirënjohje, në shënjë falenderimi për mbështetjen e vazhdueshme që i bëhët Kryqit të Kuq të Gjakovës.,