Organizata Prosperiteti dhe ZKKK mbajnë konferencë informuese
2023/05/26 - 8:57
Organizata “Prosperiteti” në bashkëpunim me Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim në kuadër të institucionit të Komunës së Gjakovës, kanë mbajtur konferencë informuese për dy projekte në kuadër të programit ROMACTED II “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i komunitetit rom në nivel lokal”.
Bëhet fjalë për dy grante të ndara në dy aksione:
Iniciativa të vogla ku klasa parashkollore në Qendrën “Ali Ibra” do të renovohet dhe pajisjet me inventarë të rinjë dhe
Planet dhe masat e parandalimit dhe rimëkëmbjes pas COVID-19 i cili do të targetojë grad he vajza të komuniteteve, duke u fokusuar në kontrolla gjinekologjike deri tek mamografia.
Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës Ardian Gjini, u shpreh se po punohet në vazhdimësi për përmirësimin e mirëqenies për komunitetet jo-shumicë në komunën e Gjakovës. “Vlerësoj se si komunë, kemi punuar shumë në këtë aspekt, por një angazhim të tillë duhet ta vazhdojmë tutje. Nga komunitetet jo-shumicë, sot kemi kualifikime superiore kudo në Kosovë dhe kjo është një gjë e mrekullueshme sepse ata mund t’i japin shumë kësaj shoqërisë sonë”tha ndër të tjera ai.
Organizatorët falënderuan kryetarin Gjini për mbështetjen e pakursyer për komunitetet jo-shumicë dhe projektet e tyre.