Republika e Kosoves

Gjakovë

Organizohet ndeshje basketbolli për personat me aftësi të kufizuara

2021/10/13 - 5:38

Si pjesë a aktiviteteve të Rrjetit përkrahës për të Rinjë, në kuader të projektit të USAID – Up to Youth, sot në Gjakovë u zhvillua një lojë e basketbollit në bashkëpunim të ngushtë me Handikos, në të cilen u angazhuan personat me aftësi të kufizuara në karroca. Përmes kësaj loje, të rinjët patën mundesinë që të sfidojnë veten duke zhvilluar lojen ulur në karroc, duke bashkendjerë vështiresitë, sfidat dhe mundesitë që kanë personat me aftësi të kufizuara.

Të gjithë bashkë e shijuam në maksimum gjithë aktivitetin dhe ndjehem mirë se edhe Komuna e Gjakovës është partner në gjithë aktivitetet rinore që Up to Yourth i zhvillon në Gjakovë.

Bashkë do punojmë për të krjiuar një ambient gjithëpërfshirës për të gjithë, ku personat me aftesi të kufizuara nuk do të ndjehen të përjashtuar.