Republika e Kosoves

Gjakovë

Pensionohet Faruk Domi

2020/01/09 - 10:35

Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë, organizoi ceremoninë e pensionimit për një zyrtar tjetër shumëvjeçar të këtij dikasteri, Faruk Domi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Saranda Hyseni – Maloku dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Kryetari Gjini ka vlerësuar lartë kontributin e Faruk Domit në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe angazhimin e tij për sportin gjakovar në përgjithësi. Poashtu, ai çmoi lartë edhe punën e Rifat Vulës, i cili gjithashtu kontribuoi në DKRS , e që u pensionua ditë më parë.