Republika e Kosoves

Gjakovë

Përfundon asfaltimi i rrugëve në fshatin Gërqinë

2020/12/17 - 12:15

Përfundoi edhe një projekt tjetër infrastrukturor në fshatin Gërqinë!
Gjatë inaugurimit të tri segmenteve rrugore në këtë rajon, me gjatësi rreth 1400 metra, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh i lumtur që çdo ditë e më shumë, banorët po kanë qasje më të lehtë në infrastrukturën rrugore. “Një pjesë e madhe e lagjeve në Gërqinë janë lidhur me rrugë të asfaltuara. Na mbesin vetëm edhe disa rrugë të shkurtëra dhe në këtë mënyrë finalizohet infrastruktura rrugore në tërësi. Vitin tjetër në bashkëpunim me KRU “Gjakova” do të përmbyllim edhe ujësjellësin në këtë fshat” deklaroi ndër të tjera Kryetari Gjini.