Republika e Kosoves

Gjakovë

Përfundon Ushtrimi “Shpata e Argjendtë 2021”

2021/09/27 - 12:56

Në Aeroportin e Gjakovës, është mbajtur ceremonia e fundit e ushtrimit “Shpata e Argjendtë 2021”, e organizuar nga KFOR-i.
I pranishëm në këtë ngjarje, ishte edhe Kryetari i Komunës, Ardian Gjini bashkë me Zv. Shefen e Kabinetit, Adea Roka.
Qëllimi i këtij ushtrimi ishte zhvillimi i kapaciteteve të nevojshme për të trajtuar emergjencat natyrore. I njëjti parasheh menaxhimin e situatave emergjente në mbarë Kosovën.
Prezentë në ceremoninë e fundit të ushtrimit “Shpata e Argjendtë 2021”, ishin edhe FSK, Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve, Komuna e Gjakovës, Njësia e Emergjencës dhe Kryqi i Kuq.