Gjatë homazheve, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh se ditë si këto na kujtojnë ata të cilët u vetëflijuan për lirinë që e gëzojmë sot. “Padyshim, gjithmonë do të ndiejmë mall për këta djem të cilët përmes një lufte të jashtëzakonshme e kanë shkruar historinë e vendit tonë. Lavdi dhe nderim i përjetshëm për të gjithë të rënët e lirisë” u shpreh ndër të tjera ai.