Republika e Kosoves

Gjakovë

Përkujtohen dëshmorët e Rogovës

2021/02/05 - 10:27

Janë përkujtuar 30 dëshmorët e rënë me 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në fshatrat Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit. Ceremonia përkujtimore ka nisur me homazhe dhe nderime pranë lapidarit të dëshmorit Gaspër Karaqi duke vijuar me nderime tek memoriali i të rënëve si dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rogovë të Hasit.
“Është obligim i yni që të mbajmë gjallë kujtimin dhe figurën e tyre si pjesë e lavdishme historisë sonë”, tha në fjalën e tij kryetari i Komunës Ardian Gjini.
Rënia e këtyre dëshmorëve, konsiderohet si humbja më e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi në këtë grup, ishin disa nga udhëheqësit më të mirë të luftës, në mesin e tyre edhe komandantët e shquar në rrafshin e Dukagjinit Agron Rama e Agim Zeneli.
Dëshmorët e përkujtuar sot janë: Agron Rama, Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetta, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Lipjani, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sejdi Ramaj, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Gaspër Karaqi, Zyber Shala, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Rifat Shala, Rrustem Morina, Selmon Morina, Nesret Morina, Muhamet Morina dhe Adem Shala.