Republika e Kosoves

Gjakovë

Përkujtohen martirët e masakrës së familjes Vejsa

2021/04/02 - 10:48

Janë bërë homazhe në përkujtim të 57 martirëve të vrarë mizorisht nga forcat serbe më 1 dhe 2 Prill 1999 në Bashkësinë e Parë Lokale.
Kjo, është një ndër masakrat më të mëdha që u krye nga këto forca në komunën tonë dhe në gjithë Kosovën.
1 dhe 2 Prilli janë ditë të dhimbjes dhe mallit për jetët e humbura padrejtësisht. Do të ju kujtojmë përgjithmonë me përulësi të thellë!