Republika e Kosoves

Gjakovë

Përurohet obekti i ri i çerdhes “Ganimete Terbeshi”

2021/09/16 - 12:18

Sot u bë përurimi i çerdhes së parë në Gjakovë që nga viti 1981, kur ishte ndërtuar çerdhja e fundit në komunë. Ky është një investim prej 114 mijë eurove dhe investimet në kopshtet për fëmijë do t’i shihni edhe më shpesh muajve dhe viteve në vazhdim.

Planifikojmë që sivjet t’i nisim edhe dy çerdhe të reja, njërën në Çabrat dhe tjetrën në Novosellë të Ullët, për të vazhduar me hapjen e çerdhe të tjera në vitin 2022.

Ta gëzojnë qytetarët, por më së shumti fëmijët!