Republika e Kosoves

Gjakovë

Projekti “Renovimet për Efiçiencë në Ndërtesa Shumë-Banesore” po shkon drejtë finalizimit

2022/06/16 - 8:45

Projekti “Renovimet për Efiçiencë në Ndërtesa Shumë-Banesore” po shkon drejtë finalizimit .
Përmes këtij investimi në Kompleksin MAB “Rilindja” dhe në atë “Te Gjykata”, po bëhet renovimi i hapësirave publike të këtyre banesave brenda si dhe unifikimi i jashtëm i dy objekteve të cilat do të mundësojnë zvogëlimin e kërkesës për energji elektrike dhe kostot e ndërlidhura në sektorin e banimit do të jenë në përputhje me masat e reja të energjisë për qytetarët e komunës së Gjakovës.
Përfaqësues të lartë të Fondacionit të Milleniumit të Kosovës, Millennium Foundation Kosovo, Fondit Amerikan, Millennium Challenge Corporation (MCC) dhe zyrtarë të Komunës së Gjakovës kanë parë nga afër punimet që po realizohen në këto komplekse banesore. Gjatë vizitës ata janë shprehur të kënaqur me punën që po bëhet aty dhe bashkëpunimin me Komunën e Gjakovës për këtë projekt të rëndësishëm për banorët .
Ndërkaq, Komuna e Gjakovës i ka falënderuar Millennium Foundation Kosovo dhe Millennium Challenge Corporation (MCC) për bashkëfinancimin në këtë projekt dhe iniciativën për bashkëpunim.