Republika e Kosoves

Gjakovë

Promovohet botimi i plotësuar i veprës “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”

2021/06/03 - 1:44

Kolosi i shumë veprave, Jusuf Buxhovi në Gjakovë promovoi sot veprën “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në një botim të plotësuar.
Paralelisht në po të njejtën ditë kjo vepër botohet e përkthyer në italisht pikërisht në Romë.
Në ceremoninë e promovimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili veprën e Buxhovit e ka cilësuar si një monument për Gjakovën dhe shqiptarët.
Kryetari Gjini ka shtuar se “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” nga Jusuf Buxhovi është tregimi më i mirë i shkruar në gjuhën shqipe.