Republika e Kosoves

Gjakovë

QKMF bëhet me autoveture për bartjen e pacientëve në hemodializë

2021/12/31 - 11:42

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, prej sot është pajisur me auto veturë të re, e cila do të shërbejë për bartjen e pacientëve në hemodializë.

Aktualisht janë rreth 33 pacientë të cilët duhet të udhëtojnë nga shtëpitë e tyre deri në repartin e hemodializës nga 3 herë në javë, e të cilët falë kësaj auto veturë tashmë do ta kenë transportin shumë më të lehtë e më komod.

Kjo auto veturë është blerë nga buxheti i komunës së Gjakovës, përkatësisht drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe ka kushtuar rreth 36 mijë euro.