Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Qytetarët e Gjakovës tashmë mund të njoftohen për cilësinë e ajrit në kohë reale

2021/11/11 - 12:49

Është inauguruar sot matësi profesional i cilësisë së ajrit, i cili përmes një monitori të vendosur në qendër të qytetit do të njoftojë në kohë reale për cilësinë e ajrit dhe do të japë rekomandimet se si qytetarët duhet të veprojnë në situata të ndryshme dhe në cilësi të ndryshme të ajrit.
Kjo aparaturë është vendosur në kuadër të projektit “Të Bashkuar për Ajër të Pastër”, projekt ky që implementohet nga organizata “Let’s do it Peja” dhe komuna e Gjakovës.
Pjesë simpatike e kësaj ceremonie u bënë edhe disa nxënës të shkollës fillore “Kelmend Rizvanolli” , të cilët mbanin në duar pano vetëdijësuese kundër ndotjes së ajrit, e po ashtu, patën mundësinë të mësojnë rreth përdorimit të monitorit.
Në kuadër të këtij projekti dje është bërë edhe mbjellja e fidanëve në ‘’Parkun e Rinisë” dhe në shkollën “Kelmend Rizvanolli” si dhe është organizuar një aksion pastrimi në afërsi të kësaj shkolle.