Republika e Kosoves

Gjakovë

Reagim nga Mekanizmi kundër Dhunës në Familje

2018/08/09 - 5:25

Pas rastit shumë të rëndë të ndodhur me datë 07 gusht 2018 në lagjen Brekoc të Gjakovës me vrasjen e bashkëshortes Valbona dhe të vajzës së tyre nëntëvjeçare nga autori i dyshuar Pjetër Ndrecaj, sot me ftesë të koordinatores Lumnije Shllaku është mbledhur Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje. Nga ky mekanizëm është treguar indinjatë e thellë për këtë rast të ndodhur përbenda familjes dhe është shprehur reagim ndaj këtij rasti si dhe në përgjithësi fenomeneve të tilla. Njëherit, nga Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje kërkohet nga organet kompetente të drejtësisë që ky rast të gjykohet drejtë dhe të shqiptohet dënimi i merituar për dorasin.
Në takim, pos përfaqësuesve të tjerë institucional si pjesë e këtij mekanizmi, ka marrur pjesë edhe eprori policor Kristë Gjokaj, komandant i Stacionit Policor në Gjakovë, i cili pasi ka shprehur keqardhjen dhe indinjatën e tij, ka theksuar se për shkak të mos dëmtimit të hetimeve nga ana e prokurorisë nuk mund të jep detaje të caktuara të cilat i disponon policia rreth këtij rasti që ka shqetësuar jo vetëm komunën tonë.