Republika e Kosoves

Gjakovë

Rifunksionalizohet Qendra Mamografike në Qendrën e Mjekësisë Familjare – Erenik

2020/11/16 - 2:12

Rifunksionalizohet Qendra Mamografike në Qendrën e Mjekësisë Familjare – Erenik e cila ndodhet pranë Garazhdës së Autobusëve!
Kjo si rrjedhojë e marrëveshjes tre-mujore ndërmjet Komunës së Gjakovës, konkretisht DSHMS-së me Radiologen Afërdita Gjini Koshi.
Qendra Mamografike do të jetë në shërbim të të gjitha zonjave të komunës tonë çdo ditë pune.
Gjatë vizitës së tyre në këtë qendër, Drejtoresha e këtij dikasteri, Afërdita Spahiu-Shllaku dhe Udhëheqësja e Sektorit të Shëndetësisë, Dafina Kazazi Olloni, apeluan tek zonjat që të bëjnë fotografimin për kancerin e gjirit.
Më mirë të parandalojmë se sa të shërojmë!