Republika e Kosoves

Gjakovë

Shëhohet Epopeja e Koshares

2019/04/10 - 2:27

Sot më 9 prill 2019 është kujtuar beteja më e përgjakshme “Beteja e Koshares“ dhe thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri.

Në nderim të të rënëve në këtë betejë, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Koshare.

Po në këtë ditë është bërë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore të dëshmorit Dukagjin Vula.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarë e bashkëluftëtarë të Dukagjinit, si edhe kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtor.

Kryetari Gjini u shpreh që ky zbulim i pllakës së heroit Dukagjin Vula po bëhet pikërisht në shënimin e 20 vjetorit të betejes së Koshares, sepse të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për këtë vend, janë heronjtë e lirisë sonë.

Kjo datë shënon e Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.