Republika e Kosoves

Gjakovë

Shënohet 30 Dhjetori, Dita e Veteranëve

2021/12/30 - 12:25

Është shënuar sot 30 Dhjetori, dita e Veteranëve. Me këtë rast, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek Lapidari ‘Shokët e Lirisë”.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, kryetari Gjini ka uruar të gjithë veteranët, duke e theksuar faktin se kontributi i tyre si në luftën për çlirim, si në ndërtimin e paqes dhe të ardhmes, është kontribut i çmuar dhe si i tillë do të respektohet e do të nderohet për breza të tërë.

Në kuadër të kësaj dite, kryetari Gjini dhe përfaqësues të veteranëve, kanë vizituar edhe disa nga familjet e veteranëve tashmë të ndjerë, për ta kujtuar dhe nderuar kontributin e tyre para dhe pas luftës.