Republika e Kosoves

Gjakovë

Shënohet dita e Dëshmorëve të Gjakovës

2020/05/18 - 11:46

Sot u shënua Dita e Dëshmorëve të Gjakovës.

Për nder të kësaj date, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka bërë homazhe tek Lapidari “Shokët e Lirisë” dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Shqiponjë.

“Për shkak të pandemisë, e kemi të pamundur ta shënojmë këtë ditë si zakonisht. Sidoqoftë, sot nderojmë me respektin më të madh të gjithë dëshmorët e Gjakovës në të gjitha anët. Liria që e gëzojmë sot ka pasur një kosto të jashtëzakonshme” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

Gjatë homazheve në Shqiponjë, u tha se dëshmorët e Brigadës 132 – Zona Operative e Dukagjinit janë shpallur Heronj të Kosovës me vendim të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi. Dekoratat do të shpërndahen ditët në vijim.