Republika e Kosoves

Gjakovë

Shënohet dita e dëshmorëve të komunës së Gjakovës

2019/05/17 - 12:44

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpuntorë, në shënimin e ditës së Dëshmorëve të komunës së Gjakovës, ka vendosur kurora lulesh tek varrezat e dëshmorëve në kujtim të gjithë djemëve dhe vajzave të komunës sonë që ia janë përgjigjur luftës për atdhe.

Në prag të shënimit të 20-të vjetorit të çlirimit, e kujtojmë secilin dëshmorë të kombit. Ju shprehim mirënjohje familjeve që kanë qëndruar të forta, në të njejtë kohë ndjehemi krenarë për djemtë dhe vajzat tona që dhanë jetën për lirinë të cilën e gëzojmë ne sot, tha ndër të tjera kryetari i komunës, Ardian Gjini.

Gjatë ditës së sotme gjithashtu u mbajt akademi për shënimin e ditës së çlirimit të fshatit Shqiponjë, ku ishin të pranishëm struktura të larta shtetërore.