Republika e Kosoves

Gjakovë

Shënohet dita e veteranëve të UÇK-së

2020/12/30 - 1:55

Sot, kujtohet vepra dhe saktifica e mbi 3 mijë veteranëve të UÇK-së të Komunës së Gjakovës.
Në kohëra të vështira për atdheun, ata luftuan për ideale, për vendin në të cilin nuk donin ta shihnin të okupuar.
“Sot jemi këtu për të uruar dhe nderuar të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vlerat dhe sakrificat e tyre”-tha ndër të tjera Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj.
Veteranët e rënë për liri u kujtuan me homazhe dhe vënie të kurorave me lule nga ana e drejtorëve komunal, Gjeneral Lahi Brahimaj, anëtarë të Shoqatës së OVL-UÇK-së dhe pjestarë të Policisë së Kosovës.