Republika e Kosoves

Gjakovë

Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

2019/11/20 - 1:35

Në kuadër të 20 nëntori-t, “Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve” sot në qendrën Handikos në Gjakovë është zhvilluar aktiviteti “Dera e hapur” me ç’rast, fëmijët e të gjitha institucioneve shkollore patën mundësi të vizitojnë ambientet e qendres, gjithashtu të mësojnë më shumë për të drejtat e tyre përmes ligjeratave të cilat u prezentuan nga përfaqësues të zyrës së Avokatit të Popullit.

Për vizitë në Handikos ishte edhe Kryetari i Komunës, Ardian Gjini i cili premtoi që shumë shpejtë do të gjenden forma për të ndihmuar akoma më shumë këtë qendër e cila ofron shërbime ditore për personat me aftësi të kufizuar.