Republika e Kosoves

Gjakovë

Shoqata “Iniciativa e Pavarur e të Verbërve” hap ekspozitën “Sy më sy”

2023/03/09 - 9:58

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Shoqata “Iniciativa e Pavarur e të Verbërve” ka hapur panairin “Sy më sy”.
Punimet që u ekspozuan në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” janë rezultat i punës së dorës nga gra anëtare të kësaj shoqate dhe kjo u vlerësua lartë nga Kryetari i Komunës Ardian Gjini. “Jam shumë i lumtur që jam sot këtu me ju dhe të shoh punime të përgatitura nga ju. Ju e bëni shoqërinë tonë më të mirë dhe për këtë ju falënderoj nga zemra. Në Kosovë po bëhen hapa gjigant drejt barazisë por kemi ende shumë punë për të bërë. Ne bashkë me ju nuk duhet të heqim dorë asnjëherë nga synimet tona të përbashkëta drejt barazisë. Ne si komunë do të jemi pranë jush gjithmonë për të kryer obligimet që na takojnë. Këtë vit do të fillojë projekti i shumëkërkuar nga ju, për krijimin e kushteve për orientimin e të verbërve në rrugët tona” tha ndër të tjera kryetari Gjini.
E pranishme në këtë panair ishte edhe Kryesuesja e Kuvendit Arbënesha Kuqi dhe drejtorë komunalë.